TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Një tjetër shkollë e rikonstruktuar në bashkinë e Kuçovës, do të presë nxënësit në kushte më të mira dhe standarde bashkëkohore.
Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Beratit, Ermonela Felaj ndau sot pamje nga kantieri i punimeve në shkollën e fshatit Tapi.
“Rikthimi në shkollë, pas festave të fundvitit, do jetë një surprizë e bukur për nxënësit e fshatit Tapi! Rikthehen në një shkollë krejt të rikonstruktuar, që të ka lezet shpirti teksa e sheh në përfundim e sipër”, tha ajo, ndërsa uroi suksese dhe vit sa me te mbarë për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.
Në bashkinë e Kuçovës janë të shumta investimet që prekin kryesisht zonat rurale me ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe qendrave shëndetësore.
/m.m/j.p/