Agjencia Telegrafike Shqiptare

Mbajtja e maskës pakëson ankthin dhe depresionin

EDIMBURG, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Vënia e maskës në mënyrën korrekte jo vetëm që ndihmon në parandalimin e infektimit me Sars-Cov-2, por shoqërohet gjithashtu edhe me reduktimin e ankthit, vetmisë, si edhe me një mirëqenie më të madhe të përgjithshme, sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Edimburgut.

Një ekip studiuesish nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Edimburgut mblodhi të dhëna përmes platformës “Qualtrics” midis prillit dhe qershorit 2020.

Për të arritur në rezultatet e studimit, studiuesit rekrutuan 11 000 pjesëmarrës në të gjithë Britaninë e Madhe, të cilët plotësuan sondazhet e “CovidLife”, një iniciativë e ndërmarrë nga universiteti skocez, në përpjekje për të matur dhe kuptuar ndikimin e pandemisë në shëndetin dhe mirëqenien e kombit.

“Ndryshe nga paragjykimet, personat që mbanin vazhdimisht maska ​​mbrojtëse, zakonisht kishin shëndet mendor më të mirë se ata që nuk mbanin”, thanë studiuesit, të udhëhequr nga Drew Altschul.

Studimi zbuloi se mundësitë për të përjetuar ankth ishin 58 % më të ulëta midis atyre që mbanin maskë tërë kohës.

Mundësia e përjetimit të simptomave depresive ishte 25 % më e ulët në mesin e atyre që mbanin maska ​​shumicën e kohës.

Së fundi, mundësitë për t’u ndjerë të vetmuar ishin 67 % më të ulëta./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version