Rikthimi në banesa të reja vijon çdo ditë për të prekurit nga tërmeti

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/- Në të 11 bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, dita-ditës banorët po kthehen në shtëpitë e  rindërtuara ku rreth 1 mijë familje do të gëzojnë Vitin e Ri në banesat e tyre të reja.

Në fshatin Zallherr të Tiranës, së shpejti, bashkia do të nisë mbledhjen e kontenierëve pasi familjet, të cilat kishin nevojë për to, po hyjnë njëra pas tjetrës në shtëpitë e reja, shumë herë më të mëdha, më sigurta dhe më të bukura se ato që humbën.

Kryeministri Edi Rama shprehet se rikthimi në banesa të reja vijon çdo ditë për të prekurit nga tërmeti.

MIRËMËNGJES ,  dhe me disa nga shtëpitë e rindërtuara në Tiranë, ndërkohë që rikthimi në banesa të reja vijon çdo ditë për të prekurit nga tërmeti, ju uroj një të dielë të qetë”, shprehet Rama.

I shoqëruar edhe nga kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Rama u ka dorëzuar familjeve dokumentet e shtëpisë së re të rindërtuara nga themelet në Zallherr.

Në këtë zonë ka përfunduar rindërtimi I 47 banesave ndërsa së shpejti nis puna për rindërtimin 200 banesave të tjera.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.