Port turistik nga më tërheqësit e Mesdheut në Durrës/ Investitori që do bëjë realitet këtë ëndërr

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ “Porti i Durrësit nuk e ka më vendin aty si port mallrash. Jam shumë i lumtur se ne kemi gjetur një partner strategjik kaq të fuqishëm e të kuotuar ndërkombëtarisht si Emiratet e Bashkuara për ta transformuar portin e mallrave në mes të qytetit, në një port turistik nga më tërheqësit e Mesdheut”, tha sot Kryeministri Edi Rama.

Në konferencën e përjavshme për ekonominë, Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me portin e Durrësit.

Rama tha se “kjo nuk ka lidhje me banesat, ato janë angazhim i Princit të Kurorës që kur jemi takuar, por edhe në Konferencën e donatorëve”.

“Kjo ka lidhje me përpjekjen e vazhdueshme nga ana jonë për tërhequr këtu investitorë të mëdhenj e prej vitesh kemi kërkuar të kemi një investitor të madh që ta bënte realitet këtë ëndërr, shpresoj ta kemi gjetur”, tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.