Festat e fundvitit/ Dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe në Vlorë

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Në vigjilje të Krishtlindjes, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, deputeti Damian Gjiknuri dhe Prefekti Flamur Mamaj vizituan Qendrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, për t’ju dhuruar dhurata për festat e fundvitit.

Falë një investimi me iniciativën e bashkisë Vlorë dhe mbështetjen e UNDP, qendra e tyre tashmë është me të gjitha kushtet që nevojiten për mirërritjen e tyre.

Kryetari i bashkisë Leli tha se “uroj që vitin e ardhshëm të jemi të gjithë më të qetë për të gëzuar e jetuar me fëmijët”.

“Në këtë fundvit këta fëmijë bashkë me stafin e tyre pedagogjik janë në një strukturë e cila falë mbështetjes së bashkisë dhe donatorët, gjej rastin të falënderoj UNDP është investuar dhe është bërë një qendër e re me një fond prej 300 milionë lekë të vjetra”, – tha Leli.

Deputeti Damian Gjiknuri tha se “falë punës suaj dhe kujdesit të bashkisë është treguar kujdes për këtë shtëpi të parë të fëmijëve me aftësi ndryshe. Urojmë që të jetë një vit më i mirë dhe sidomos për fëmijët”.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.