BRUKSEL – Bisedimet postBrexit pranë një marrëveshjeje përfundimtare

BRUKSEL, 23 dhjetor /ATSH-DPA/ – Progres i rëndësishëm është bërë në negociatat tregtare postBrexit midis Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe, thanë sot burime të shumta europiane.

“Tani jemi në fazën përfundimtare”, tha një zyrtar i BE-së.

“Pas muajsh bllokimi dhe vetëm shumë pak përparim, palët negociuese po i afrohen një marrëveshje”, shtoi ai.

Sipas këtyre burimeve, duket se çështja e konkurrencës së ndershme midis dy partnerëve tregtarë është zgjidhur.

E vetmja mosmarrëveshje e mbetur është ajo e peshkimit, por sipas raportimeve BE dhe BM po i afrohen një marrëveshjeje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.