BRUKSEL – Barnier: BE e gatshme të negociojë me BM edhe përtej periudhës së tranzicionit

BRUKSEL, 22 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kryenegociatori europian për Brexit-in, Michel Barnier tha sot se BE është e gatshme të vazhdojë me negociatat deri në fund të vitit dhe më tej për një marrëveshje posBrexit me Britaninë e Madhe, 10 ditë para shkëputjes përfundimtare, sipas disa burimeve europiane.

Kryenegociatori i BE për Brexit Michel Barnier, duke iu referuar ambasadorëve të 27, tha se “Janë bërë përparime dhe shumica e problemeve janë mbyllur paraprakisht ose janë afër marrëveshjes”, tha ai.

Sipas burimeve europiane, Barnier theksoi se ndryshimet në temën për peshkimin mbeten të vështira për t’u kapërcyer dhe, për fat të keq, BM nuk është ende duke bërë aq sa duhet për të përfunduar një marrëveshje të drejtë peshkimi./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.