FOTO/ Gjirokastra nën magjinë e dritave festive

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Një dekor i veçantë plot ngjyra i ka dhënë qytetit të gurtë të Gjirokastrës këtë fundvit një bukuri magjepsëse për festat e fundvitit.

I ndriçuar nga dritat festive sidomos në qafën e Pazarit, e cila që prej restaurimit vitin e kaluar është shndërruar në pikën më tërheqëse të qytetit.

Edhe pse në kushtet e pandemisë qytetarët gjirokastritë duke respektuar masat po shijojnë mbrëmjet në qytetin e dekoruar për festa.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka publikuar një galeri fotogaleri me pamje nga qyteti i gurtë.

“Për pak ditë po lemë pas një vit të vështirë. Duhet të shpresojmë se 2021 do të jetë shumë më i mirë se viti që po mbyllet. Më e keqja ka kaluar sidoqoftë, më të mirën e kemi përpara.Uroj festa të gëzuara për të gjithë gjirokastritët dhe mbarë shqiptarët”, – tha Golemi.

Për shkak të kufizimeve të pandemisë, bashkia e Gjirokastrës bëri ditët e fundit vetëm një ceremoni simbolike të ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes.

Zbukurimet e qytetit krijojnë atmosferën e ngrohtë të festave, duke përcjellë mesazhe shprese te qytetarët në këtë vit të vështirë nga pandemia botërore COVID-19. /k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.