Dhurata për fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit/ Bushati: Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/  Festat e fundvitit vijnë me shumë dhurata për fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Ervin Bushati të  organizoi sot një aktivitet me fëmijët e policëve të Policisë së Shtetit.

“Fëmijët na mësojnë përditë më shumë për dashurinë, gëzimin dhe bashkëjetesën tonë në shoqëri . Babagjyshi, dhuratat, festa gëzimi shkojnë përtej çdo sfide. Sot, ishte dita e të gjitha këtyre bashkë, për fëmijët e atyre njerëzve, të cilët kujdesen për sigurinë tonë 365 ditët e vitit, Policinë e Shtetit”, – tha deputeti Bushati.

Bushati theksoi se “fëmijët na mësojnë shumë përditë, nga ata mund të mësojmë se si mund të gëzojmë më shumë si të jetojmë bashkë më mirë, si të rrimë në një shoqëri dhe të ndajmë vlerat më të mira që kemi”.

“Ndaj sot edhe në shpirtin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri menduam të shpërndajmë dhurata fëmijëve të atyre që shërbejnë përditë, që do shërbejnë në festa edhe para festave. Sot treguam vlerat më të mira të shoqërisë edhe shpërndamë dhurata për fëmijët e punonjësve të policëve që 24 orë në ditë në 365 ditë të vitit na  shërbejnë të gjithëve bashkë që shoqëria të jetë më e mirë”, – tha Bushati.

Kryetari i PS-së së Tiranës shprehu mirënjohjen për punën e palodhur çdo ditë të punonjësve të Policisë së Shtetit.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.