Meta uron Papa Françeskun me rastin e 84-vjetorit të lindjes

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta përcolli sot urimet më të ngrohta dhe të përzemërta për Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku, me rastin e 84-vjetorit të lindjes.

“Mirënjohje të thellë pёr udhëheqjen e Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit. Përherë falenderues për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike i kanë dhënë kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike, së fundmi edhe të pasojave të pandemisë COVID-19”, tha Meta.

Ai tha se “të paharruara mbeten për mua mesazhet e vyera dhe frymëzuese Tuaja, At i Shenjtë, për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë”.

“Ju uroj Shenjtëria Juaj, një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme”, tha Meta. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.