ATHINË – SHBA dhe Greqia planifikojnë bashkëpunim në fushën e energjisë

ATHINË, 17 dhjetor /ATSH-ANA/ – Bashkëpunimi energjetik Greqi-SHBA mbizotëroi takimin e sotëm midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Sekretarit amerikan të Energjisë, Dan Brouillette.

“Bashkëpunimi energjetik Athinë-Uashington është një nga gjashtë fushat përparësore të Dialogut Strategjik Greqi-SHBA”, thanë burimet.

Gjatë takimit, dy zyrtarët diskutuan edhe mundësinë e forcimit të mëtejshëm të investimeve të energjisë së SHBA në Greqi.

Sipas burimeve, një marrëveshje e plotë u arrit midis dy palëve për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit Greqi-SHBA, pasi të dy vendet ndajnë një vizion të përbashkët për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në rajonin e gjerë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.