Vetëdeklarimi i burimeve të pasurisë/ OFL u nis kërkesën 5 të dënuarve për vepra penale

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Operacioni Forca e Ligjit në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 shtetasve.
Konkretisht OFL i nisi kërkesën A. L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, V. L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”,
Ç. Y., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, A. A., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”,  A. Sh., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.