FOTO/ Elbasan, aktivitet për fëmijët me aftësi ndryshe

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Special Olympics Albania me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bashkinë Elbasan, UNDP dhe organizatat vendore për Aftësinë Ndryshe organizuan sot në Elbasan një aktivitet kushtuar fëmijëve me këto aftësi.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet, së bashku me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe kryetarin e bashkisë Elbasan Gledian Llatja, tha se “sporti si gjenerator i shëndetit fizik është i domosdoshëm për këta fëmijë dhe nxjerr në pah talentin, guximin dhe aftësinë e atleteve të vegjël të veçantë, për të mposhtur diskriminimin dhe duke arritur standarde të larta gjithëpërfshirëse”.
“Jam shumë krenar që si deputet i Elbasanit kam propozuar dhe kemi votuar në Kuvend një Ligj të shkëlqyer për antidiskriminimin. Sepse ne nuk duam të lemë asnjë shqiptar dhe shqiptare vetëm, pavarësisht aftësive ndryshe. Këta fëmijë janë kampionë”, – tha Balla./k.s//r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.