SHBA – Prokurori i Përgjithshëm, William Barr drejt dorëheqjes

UASHINGTON, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, njëkohësisht edhe sekretari i Departamentit amerikan të Drejtësisë, William Barr do të dorëhiqet më 23 dhjetor, sipas një letre të postuar në Twitter nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Bill do të largohet pak para Krishtlindjeve për të kaluar pushimet me familjen e tij”, shkroi Trump.

Barr u bë Prokurori i Përgjithshëm në 2019 dhe ka qenë kryesisht një mbështetës i vendosur i Trump.

Por, javët e fundit ai ka kundërshtuar publikisht pretendimet e Trump se mashtrimi i përhapur i votuesve bëri që ai të humbte zgjedhjet presidenciale të SHBA, duke bërë që disa të spekulojnë se ai mund të kishte humbur besimin e presidentit dhe të pushohej nga puna. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.