LAGOS, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sipas medias lokale nigeriane, grupi xhihadist ”Boko Haram” mori përgjegjësinë për rrëmbimin e qindra nxënësve nigerianë.
Më shumë se 300 nxënës u rrëmbyen nga një shkollë në shtetin Kacina nga persona të armatosur gjatë një sulmi.
Gazeta ”The Daily Nigerian” raportoi se kishte marrë një mesazh audio nga udhëheqësi i ”Boko Haram”, Abubakar Shekau, duke thënë se grupi i tij rrëmbeu nxënës të shkollës sepse arsimi perëndimor është kundër parimeve të Islamit.
“Ajo që ndodhi në Kacina u bë për të promovuar Islamin dhe për të dekurajuar praktikat joislame pasi arsimi perëndimor nuk është lloji i arsimit i lejuar nga Allahu dhe profeti i tij i shenjtë”, tha Shekau.
Zëdhënësi presidencial, Garba Shehu tha në një deklaratë se “rrëmbyesit kanë pasur kontakte me autoritetet dhe tani po diskutohet mbi sigurinë dhe kthimin e nxënësve”.
Shehu nuk tha asgjë për identitetin e rrëmbyesve. /os/