COVID-19 – Republika Çeke planifikon të rizgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

PRAGË, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri çek Andrej Babis njoftoi sot se po planifikon ta zgjasë sërish gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të COVID-19.

“Një votim në parlament për këtë çështje do të zhvillohet më 22 dhjetor, një ditë para se të skadojë gjendja aktuale e jashtëzakonshme”, tha Babis për gazetën “Pravo”.

Të premten, priten të aplikohen gjithashtu rregullat më të rrepta, përfshirë një shtetrrethim nate midis orës 23:00 dhe 05:00.

Autoritetet regjistruan 5 169 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit për një total prej 586 251 infektimesh dhe 9 743 vdekjesh të lidhura me virusin në vendin e 10,7 milionë banorëve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.