Të miturit në protestën e dhunshme në Tiranë

TIRANË, 12 dhjetor/ ATSH/ Në ditën e katërt të protestave të dhunshme në Tiranë, mes të rinjëve pjesë e këtij tubimi të paligjshëm ishin edhe shumë minorenë.

Siç dhe shihet nga fotot gjatë protestës së nisur rreth orë 18  e 20 të mbrëmjes së sotme, vihen re një numër I madh i minorenëve që i janë bashkuar të rinjve protestues pas vrasjes së 25-vjeçarit nga një efektiv policie.

Fëmijë të moshës 12-16 vjeç janë parë duke kryer akte të dhunshme, ndërkohë që kanë marshuar së bashku me turmën gjatë bulevardit e më pas pranë ministrive dhe rrugës “Myslym Shyri”.

Edhe në protestën e dhunshme mbajtur sot paradite në Shkodër u pa një prani e madhe e minorenëve krahas të rinjëve të cilët sulmuan selinë e PS-së në Shkodër duke thyer xhamat, shqyer me dhunë dyert dhe bastisur çdo gjë që ishte brenda.

Në fotot e mëposhtme, janë mbuluar fytyrat e të miturve në protestë për të ruajtur etikën mediatike që ndalon ekspozimin e fëmijëve nën moshë.

/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.