BM – Guterres: Të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme klimatike

LONDËR, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje botës për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme klimatike, ndërsa hapi sot një samit virtual me qëllim rifillimin e përpjekjeve për të luftuar ngrohjen globale, pesë vjet pas Marrëveshjes së Parisit.

“Sot unë u bëj thirrje udhëheqësve botërorë të deklarojnë një gjendje të jashtëzakonshme klimatike në vendin e tyre, derisa të arrihet neutraliteti i karbonit”, tha ai.

Kreu i OKB-së theksoi se nevojiten përpjekje të konsiderueshme tani për të zvogëluar emetimet globale me 45% deri në vitin 2030 në krahasim me nivelet e vitit 2010./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.