Protestat e dhunshme/ Aktori Ndrenika: Anarshinë e urrej

TIRANE, 11 dhjetor/ATSH/ Ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika ka reaguar për protestat e zhvilluara në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Në një nga mediet e vendit, Ndrenika është shprehur se edhe pse mund të ketë arsye për të mos e dashur kryeministrin aktual, Edi Ramën, përsëri anarshinë e urren.

“Ndoshta edhe unë kam arsye të mos e dua Edi Ramën, por anarshinë e URREJ!!!”, shprehet Ndrenika.

Në Tiranë u zhvilluan protesta të dhunshme për aktin e vrasjes të kryer kundrejt Klodian Rashës, ku ndër të tjera nga qytetarët është kërkuar dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj, vendim ky i marrë tashmë ditën e djeshme nga ministri.

z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.