OTAVA – Kufiri Kanada-SHBA mbetet i mbyllur deri më 21 janar

OTAVA, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kufiri midis SHBA-së dhe Kanadasë do të mbetet i mbyllur për udhëtime jothelbësore për të paktën edhe një muaj më shumë, deri më 21 janar, për të frenuar pandeminë COVID-19, njoftoi sot qeveria kanadeze.

“Zgjatja e re midis dy fqinjëve veriorë do të ndihmojë në mbrojtjen e njerëzve në të dy anët e kufirit”, shpjegoi kryeministri kanadez, Justin Trudeau, gjatë një konference për shtyp.

Mbyllja e kufijve të SHBA-së me dy partnerët e saj të tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut, Kanada dhe Meksikë, u vendos në mars dhe që nga ajo kohë është zgjatur çdo muaj.

Lejohen vetëm tregtia e produkteve dhe mallrave, si edhe udhëtimet që konsiderohen thelbësore./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.