Kompania në Vorë që eksporton produkte deri në SHBA/ Spiropali: Paga e luftës nuk e lejoi të tronditej nga pandemia

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vizitoi sot kompaninë “Meko 98” në Vorë të cilën e cilësoi si një histori suksesi.

Spiropali u shpreh se kjo kompani që funksionon që prej marsit ’98 ka arritur ta avancojnë prodhimin duke eksportuar produkte deri në SHBA.

Spiropali gjithashtu shtoi se, lehtësimi nga barra e madhe e taksave, por edhe ndihmesa e dhënë nga qeveria përmes Pagës së Luftës për secilin nga punonjësit nuk lejoi që ky biznes të tronditej nga pandemia.

“Në kompaninë “Meko 98”, ku qepen e përpunohen këmisha që prej marsit të vitit ’98. Drejtuar nga Flavio dhe Fiona, kjo fabrikë model, është një nga shembujt se si dy të rinj të mençur, motër e vëlla, bashkë me stafin e përkushtuar kanë arritur ta avancojnë prodhimin duke eksportuar produkte deri në SHBA. Lehtësimi nga barra e madhe e taksave, por edhe ndihmesa e dhënë nga qeveria përmes Pagës së Luftës për secilin nga punonjësit nuk lejoi që ky biznes të tronditej nga pandemia”, theksoi Spiropali. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.