SOFT NEWS – Duda: Veprimi i Brandtit tha më shumë se sa fjalët e tij

BERLIN, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti polak Andrzej Duda lavdëroi sot vendimin e ish-kancelarit gjerman, Willy Brandt, për t’u gjunjëzuar para një memorial të Getos së Varshavës, si një moment ikonik në histori.

“Për ne polakët, gjunjëzimi i kancelarit Willy Brandt ishte shumë i rëndësishëm”, tha Duda.

“Ka veprime që rezultojnë të jenë ikona që shprehin më shumë sesa fjalët”, shtoi ai.

Brandt shkoi në Varshavë në dhjetor 1970 për të nënshkruar një traktat që do të njihte kufirin perëndimor të Polonisë në lumenjtë Oder dhe Neisse, një zhvillim i shumëpritur në Poloni, që asokohe ishte në sferën e ndikimit sovjetik.

Pasi vendosi një kurorë lulesh para monumentit të Heronjve të Getos, Brandti papritur u ul në gjunjë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.