“Pjesëmarrja në mësimin online, 85%”/ Rektori Hoxha: Ulëm tarifën e regjistrimit në Master

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha Hoxha deklaroi sot se pjesëmarrja në mësimin online është 85% e studentëve

Në një intervistë televizive, rektori Artan Hoxha vuri në dukje se kjo pjesëmarrje online shumë më e lartë se kur mësimi zhvillohej në auditore.

“Po të shikosh në njëfarë mënyre janë më shumë studentë online sesa studentë që kemi pasur në auditorë”, u shpreh rektori.

Rektori Hoxha theksoi se këtë vit është ulur tarifa e regjistrimit për Masterin.

“Ajo që ka vendosur Universiteti i Tiranës është që kemi ruajtur të njëjtat tarifa që kemi pasur vitin e shkuar. Kemi ulur një tarifë, tarifën e regjistrimit për Masterin”, theksoi ai.

Ai shtoi se, nuk është e vërtetë që Universiteti ka ulje të shpenzimeve për shkak se nuk ka studentë në auditore.

“Nuk është e vërtetë që ne kemi ulje të shpenzimeve dhe të kostove të arsimimit për shkak se nuk i kemi studentët në auditore. Universiteti ka po të njëjtat kosto”, tha u shpreh ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.