GJERMANI – Altmaier: Masat e marra të pamjaftueshme për frenimin e valës së dytë Covid-19

BERLIN, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Masat e qeverisë gjermane për të frenuar pandeminë kanë qenë të pamjaftueshme për shkak të një shkalle vazhdimisht të lartë të infeksioneve të reja, deklaroi ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier.

Altmaier theksoi se ”konsultime shumë intensive do të duhet të kryhen në ditët dhe javët e ardhshme për të përcaktuar nëse do të nevojiten masa shtesë, përveç bllokimit aktual të pjesshëm dhe kufizimeve të kontaktit të vendosura në fillim të nëntorit”.

”Shkalla e lartë e infektimit vazhdimisht ishte shumë më e keqe sesa pritjet tona”, tha Altmaier, duke shtuar se ”masat e mëparshme nuk janë të mjaftueshme për të thyer vërtet valën e dytë të infeksioneve”.

Politikanët federalë dhe shtetërorë tashmë kanë bërë thirrje për kufizime më të rrepta në pikat e nxehta të koronavirusit, me shtetin jugor të Bavarisë që vendosi masa të reja gjatë fundjavës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.