Princi Herry: Atësia ndryshon perceptimin mbi ambientin

LONDËR, 5 dhjetor /ATSH/ – Duka i Sussex, Harry u shfaq në një video nga WaterBear Network, një platformë transmetimi kushtuar çështjeve më urgjente për ruajtjen e planetit, shkruhet në faqen vanityfair.it.

“Ardhja e djalit tim Archie ka rritur vetëdijen time, ne nuk mund të vjedhim të ardhmen nga brezat e rinj”, shtoi ai.

”Atësia ndryshoi gjithçka duke rritur ndërgjegjësimin tim për ruajtjen e planetit. Gjithmonë kam menduar se duhet të lë në botë një vend më i mirë sesa e gjeta. Që kur lindi djali im Archie, ky perceptim është rritur”, shtoi Harry.

“Ne nuk mund ta vjedhim të ardhmen nga brezat e rinj. Duhet të bëjmë çmos që kjo të mos ndodhë”, shton Harry.

”Ne duam të informojmë njerëzit për çështjet më të ngutshme mjedisore”, theksoi Ellen Windemuth, CEO i platformës, duke folur për ”Vogue”.

”Ne do t’i strukturojmë përmbajtjet në katër tema kryesore: biodiversiteti, klima, qarkullimi dhe komuniteti. Ne do të fillojmë me marrëdhënien njeri-natyrë duke folur për atë që po ndodh me kafshët, me të cilat ndajmë Tokën. Për të shpëtuar të ardhmen tonë  ne duhet të shpëtojmë kafshët”, shtoi ai./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.