Lajme të mira për “Skënderbeun”, Meksi fiton betejën me COVID-19

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/ Futbollisti i “Skënderbeut”, Jorgo Meksi, ka fituar betejën ndaj COVID 19, një lajm i mirë për skuadrën korçare, e cila sot arriti vetëm barazimin përballë “Laçit” në fushën e saj, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të superiores.

Jorgo Meksi ka rezultuar negativ pas tamponit të fundit duke e fituar betejën me COVID-19.

Meksi është një nga të paktët futbollistë e Skënderbeut aktual, që ka luajtur edhe sezonin e kaluar me korçarët, ai realizoi në barazimin ndaj Teutës dhe është një futbollist shumë i rëndësishëm në skemat e trajnerit Ahmataj.

Sa i takon ndeshjes, gjatë sfidës së sotme, rezultati ndeshja u zhbllokua në minutën e 71′, nga Uerdi Mara, ndërkohë barazimi erdhi në kohën shtesë, në minutën 91′, kur për mysafirët, Van Dave Harmon gjeti golin e barazimin. “Skënderbeu” tashmë ka 6 pikë dhe ndodhet në vendin e tetë në  klasifikim, teksa “Laçi”, ndodhet në vendin e katërt në kuotën e 8 pikë. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.