INSTAT/ 709 miliardë lekë mallra të tregtuara, 50% e tyre u transportuan përmes detit

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Në dhjetëmujorin e këtij viti, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) llogaritet 709,4 miliardë lekë dhe 49,5% e tyre u transportua me det.

Instituti i Statistikave bën të ditur se në dhjetëmujorin e vitit 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 55,5%, me rrugë 42,6% dhe me ajër 0,5%. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 4,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Mallrat e importuara përmes detit në dhjetëmujorin e vitit 2020 zënë 46,8%, me rrugë 47,2% dhe me ajër 2,9%.

Mallrat e importuara me rrugë janë ulur me 1,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.