”Hayabusa 2” lëshon drejt Tokës kapsulën me mostra asteroidi

TOKIO, 5 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pas një udhëtimi në hapësirë ​​prej më shumë se 5 miliardë kilometrash, sonda japoneze hapësinore ”Hayabusa 2” lëshoi ​​një kapsulë me mostra të asteroidit Ryugu, që pritet të kalojë në atmosferën e Tokës dhe të zbresë atje.

”Kapsula u shkëput me sukses nga anija kozmike në një distancë prej 220 000 kilometra mbi Tokë”, theksoi agjencia hapësinore japoneze ”Jaxa”.

”Ajo përmban material të mbledhur me moshë 4,6 miliardë vjeçare, domethënë që nga ditët më të hershme të sistemit diellor”, shpjegoi kreu i misionit, Makoto Yoshikawa.

Kapsula pritet të hyjë në atmosferën e Tokës në mbrëmje dhe më pas të vendosë një parashutë kur të jetë rreth 10 kilometra mbi Tokë.

Kapsula do të ulet shkretëtirën Woomera në Australinë e Jugut, pas së cilës do të çohet në Japoni për analiza.

Manovra spektakolare e uljes shënon fundin e misionit që filloi në dhjetor 2014 me nisjen e ”Hayabusa 2” nga Japonia./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.