Familja Rusi hyn në banesën e re/ 400 familje në bashkinë Shijak festojnë Vitin e ri në banesat e reja

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ 400 familje në bashkinë e Shijakut, banesat e të cilëve u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit do të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja, ndërkohë që në këtë bashki po rindërtohen 567 banesa individuale.
Kryeministri Edi Rama solli sot rastin e familjes Rusi për lënien përfundimisht mbrapa të një viti tejet të vështirë dhe gëzimin për hyrjen në banesën e re.
“Mirëmëngjes dhe me gëzimin e familjes Rusi për lënien përfundimisht mbrapa të një viti tejet të vështirë, pas natës tragjike të 26 nëntorit, që javë pas jave do të pasohet nga qindra gëzime të tilla, falë punës së palodhur që po bëjmë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha ai.

Në 11 bashki në gjithë vendin po ndërtohen 4500 banesa individuale. Konkretisht, bashkia Tiranë ka 2 mijë banesa; bashkia Shijak 567 banesa individuale; bashkia Kavajë 110 banesa individuale; bashkia Krujë 206 banesa individuale; bashkia Durrës 785 banesa individuale; bashkia Kurbin 191 banesa individuale; bashkia Mirditë 82 banesa; bashkia Kamzë 210 banesa dhe bashkia Rrogozhinë 148 banesa./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.