BM – Samit Londër-Bruksel për zhbllokimin e negociatave për Brexit

LONDËR, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri britanik, Boris Johnson do të takohen sot në përpjekje për të zhbllokuar negociatat post-Brexit, që vazhdojnë të jenë të bllokuara, një muaj nga dalja e Britanisë së Madhe nga tregu i përbashkët.

Në fund të një jave tjetër intensive të diskutimeve në Londër për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë, negociatorët europianë Michel Barnier dhe britaniku David Frost arritën në përfundimin të premten në mbrëmje se kushtet për një marrëveshje nuk ishin përmbushur.

“Ne kemi rënë dakord për të ndërprerë diskutimet”, shtuan ata në Twitter duke njoftuar se presidetja e ekzekutivit europian dhe kryeministri britanik do të diskutojnë për këtë çështje sot pasdite.

“Ne ruajmë qetësinë, si gjithmonë. Nëse ka ende një mënyrë, do ta shohim”, theksoi Barnier për gazetarët para se të nisej për në Bruksel, ku mbërriti në mesditë për t’u takuar me presidententen e Komisionit”, sipas një burimi europian.

Tre pengesat për marrëveshjen janë garancitë e kërkuara në Londër përsa i përket konkurrencës, mënyra e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në marrëveshjen e ardhshme dhe aksesi i peshkatarëve europianë në ujërat britanikë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.