10-mujori/ Pagesat e dëmeve nga kompanitë e sigurimeve rritje me 23%

 

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/  Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-tetor 2020 u rritën me 23% krahasuar me periudhën janar-tetor 2019.

Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga  zjarri dhe forcat e natyrës me rreth 2,638 milionë lekë, apo 42.61% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Gjatë periudhës janar-tetor 2020 janë paguar gjithsej 6,1 miliardë lekë dëme.

Numri i dëmeve të paguara në këtë periudhë arriti shifrën 39 417 nga të cilat 37 931 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1 486 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Në një takim të zhvilluar pak muaj më parë me drejtuesit e shoqërive të sigurimit, kreu i AMF-së, Ervin Mete kërkoi përmbylljen pa vonesa të të gjitha pagesave të dëmshpërblimit për të prekurit nga dy tërmetet që goditën vendin tonë vitin që shkoi.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.