TIRANË, 4 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 6 shtetasve, 1 në Kukës dhe 5 në Tropojë.
Shtetasit, subjekt i OFL-së janë dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, “Grupi i strukturuar kriminal, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. /j.p/r.e/