Trashëgimia kulturore, turizmi dhe dixhitalizimi, në fokus të bashkëpunimit me Francën

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Shqipëria dhe Franca janë angazhuar për bashkëpunim në fushat e trashëgimisë kulturore, turizmit e dixhitalizimit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Francës në Tiranë, Elisabeth Barsacq.

“Trashëgimia kulturore, turizmi e digjitalizimi ishin tre fushat, ku na puqeshin interesat me Ambasadën Franceze, në Tiranë”, tha Margariti.

Ajo theksoi se “me ambasadoren franceze, Elisabeth Barsacq, ndamë ide për bashkëpunime të ardhshme mes dy vendeve në fushën e kulturës”.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera, por ne synojmë t’i çojmë më tej, duke forcuar urat e bashkëpunimit mes artistëve, por edhe në fushën e arkeologjisë, arkivave e kinematografisë”, tha Margariti./m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.