Thirrja e tretë e IPARD II, financon 70% të vlerës për investime deri në 500 mijë euro

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vazhdon të udhëheqë zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

AZHBR njofton se, çelet thirrja e tretë e Programit IPARD II nga data 10 dhjetor deri më 25 janar 2021.

Në këtë thirrje mbështeten Masa 1: Për investime në fermë në sektorët e qumështit, mishit fruta-perimeve dhe vreshta.

Sipas AZHBR-së, IPARD II mbështet financimin deri 70% të vlerës për investime deri në 500 mijë euro, që ka kryer aplikanti specifikisht në sektorët e qumështit, mishit, fruta-perimeve dhe vreshtave.

Ndërsa Masa 3: Mbështet agropërpunimin për sektorin e fruta-perimeve.

“Financojmë deri në 50% të vlerës për investime që arrijnë deri në 2 000 000 euro, në sektorin e agropërpunimit për fruta-perime”, thekson AZHBR-ja.

AZHBR u bën apel fermerëve dhe agrobiznesmenëve të aplikojnë vetëm për masat dhe sektorët që përfshihen në udhëzuesin për aplikantë të thirrjes së tretë, që është publikuar në faqen web të AZHBR-së. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.