Testet e shpejta/ Brataj: Përgjigja për 30 minuta, baza e testit siguria dhe efikasiteti

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Duke filluar nga dita e hënë do të vijojë përdorimi i testeve të shpejta të antigenit, lajm që u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi me median.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, dr. Skënder Brataj tha në një intervistë televizive se, përfshirja e testeve do të shkurtojë kohën e përgjigjes dhe se epidemiologët janë pajisur me udhëzuesit përkatës.

“Me testet e shpejta përgjigja del për 30 minuta duke shkurtuar në maksimum përgjigjen për qytetarët. Baza e testeve të shpejta të antigenit është siguria dhe efikasiteti. Sa herë që merren vendime të reja shoqërohen nga një udhëzues që bëhen nga ekspertët e fushës. Ky udhëzues u niset epidemiologëve me detaje se si do të përdoren testet e shpejta, si nxirret rezultati, përgjigja apo dhe përdorimi i masave të mbrojtjes personale”, tha Brataj. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.