Taskforca antiCovid/ AKU kryen 495 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer gjatë 24 orëve të fundit, 495 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në subjektet tregtare për respektimin e masave të sigurisë ushqimore.
AKU bën të ditur se, gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 16 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 20 mostra në monitorim të produktit qumësht. Ndërsa me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar një sasi prej 12.953 tonë produkte ushqimore.
AKU si pjesë e Taskforcës antiCovid, vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 440 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë. /a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.