SHBA – 100 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 të Modernas të disponueshme në T1 2021

UASHINGTON, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Moderna parashikon të ketë rreth 100-125 milionë doza të vaksinës së saj antiCOVID-19 të disponueshme në tremujorin e parë të vitit 2021, pjesa më e madhe e të cilave do të shkojë në SHBA, njoftoi sot kompania bioteknologjike në një komunikatë.

”Rreth 25-100 milionë të këtyre dozave do të jenë të rezervuara për SHBA-në dhe rreth 15-25 milionë për pjesën tjetër të botës”, theksoi ajo.

Ajo rikonfirmoi se 20 milionë doza do të ishin të disponueshme për SHBA-në para fundit të vitit.

Moderna po përgatit që prej disa muajsh zinxhirin logjistik me qeverinë amerikane për të qenë gati që në momenti që Agjencia amerikane e Medikamenteve (FDA) do të autorizojë vaksinën.

Për të gjitha vendet jashtë SHBA-së, prodhimi do të bëhet në Zvicër, në uzinat e grupit Lonza.

Zyrtarët amerikan kanë deklaruar se parashikojnë shpërndarjen e 40 milionë dozave të vaksinës deri në fund të vitit në vend, duke marrë parasysh ato të prodhuara nga aleanca amerikano-gjerman Pfizer/BioNTech./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.