PARIS – Franca: Veto për një marrëveshje postBrexit jo të mirë

PARIS, 4 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Franca është e gatshme të vendosë veton e saj për një marrëveshje postBrexit që nuk është e mirë, njoftuan burime qeveritare.

”Nëse marrëveshja nuk u përgjigjet disa nevojave specifike, si në fushën e peshkimit për shembull, Franca nuk të aprovojë marrëveshjen postBrexit”, deklaroi nënsekretari francez për Çështjet Europiane, Clément Beaune për ”Radio Europe1”.

Kur u pyet nëse qëllimi është të kundërshtosh me veton, Beaune u përgjigj ”po, pasi çdo vend ka të drejtën e vetos”./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.