Ngritja e fondit ndërshtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi/ Kosova e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Kosova e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.

Nëpërmjet një reagimi, Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka bërë me dije se Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.

Siç shprehet ministri i Jashtëm në detyrë Cakaj në postim, ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrja e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon.

“Urime më në fund: Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi. Ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrja e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon”, ka theksuar Cakaj. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.