LONDËR – BM: Negociatat me BE-në për postBrexit në një moment të vështirë

LONDËR, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Negociatat mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për arritjen e një marrëveshjeje tregtare post-Brexit ndodhen në një moment të vështirë, theksoi sot Downing Street.

“Mbetet dhe shumë pak kohë. Ne jemi në një moment të vështirë të negociatave”, deklaroi për shtypin zëdhënësi i kryeministrit, Boris Johnson duke paralajmëruar se Londra nuk parashikon të pranojë një marrëveshje që nuk respekton parimet themelore të sovranitetit.

Katër javë nga fundi i periudhës së tranzicionit postBrexit, ai përsëriti linjat e kuqe të Londrës, kontrolli i kufijve britanikë, mundësinë e akordimit të ndihmave publike dhe menaxhimin e ujërave për peshkimin.

Sipas tij, qeveria synon të vazhdojë procesin legjislativ të ndjekur aktualisht nga dy projektligje, mbi tregun e brendshëm britanik dhe taksat, të cilat shkelin traktatin që rregullon daljen e Britanisë së Madhe nga BE më 31 janar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.