TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso.
Kushi tha se në takim ndamë bindjen e përbashkët në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Kushi tha se “duke i uruar shumë mbarësi në detyrën e tij, ambasadorin e garantova se do të ketë gjithë mbështetjen time e të institucionit që drejtoj në lidhje me hedhjen e hapave të reja në fusha me interes të ndërsjellë në arsim, sport e rini”.
/m.m//a.a/r.e/