Investim prej 8 miliardë lekësh për ujin e pijshëm në zonën bregdetare të Lezhës

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Një investim prej 8 miliardë lekësh do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm për zonën bregdetare të njësisë administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ndau sot lajmin e mirë për banorët e kësaj zone.

“Tale 1, Tale 2 dhe Grykë Lumi më në fund me ujësjellës. Qeveria shqiptare ka miratuar fondin për fillimin e punës. Rreth 8 miliardë lekë do të investohen në një zonë turistike të lënë pas dore prej kohësh”, tha Ndreu.

Ai siguroi se “premtimet tona po tejkalohen ndjeshëm duke sjellë përmirësim të cilësisë së jetës së banorëve”.

Ndreu tha se janë rreth 12 miliardë lekë investime për një vit për ujin. “Të tjera projekte janë në proces”, tha ai. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.