Dita e Hapur e Ministrisë së Drejtësisë/ Gjonaj mirëpret maturantë nga disa gjimnaze të Tiranës

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka mirëpritur sot maturantë nga disa gjimnaze të Tiranës gjatë Ditës së Hapur të Ministrisë së Drejtësisë në kuadrin e Javës së Integritetit dhe për të shënuar 108-vjetorin e Ministrisë së Parë të Drejtësisë.

Maturantët të organizuar në grupe të vogla vizituan mjediset muzeale të Ministrisë së Drejtësisë, u njohën me akte shkresore të përpiluara ndër vite nga Ministrat e Drejtësisë, si edhe bashkëbiseduam për tema si profesioni i juristit, dinjiteti dhe integriteti i zyrtarit shtetëror, reforma në drejtësi, ndikimi i të rinjve në luftën kundër korrupsionit, rolin e Ministrit të Drejtësisë si Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, arritjet dhe sfidat.

Ky aktivitet konsistoi në vizita të organizuara nga pak veta për fashë orare në ambjentet e MD-së, ku ndodhet muzeu me dokumenta nga Arkivi Qendror, si edhe aktet ligjore dhe nënligjore të hartuara nga Ministria e Parë e Drejtësisë.  /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.