Dhuna në familje/ Gjylameti: Ndryshimet e reja ligjore, arritje për të ndërtuar ndërgjegjësim kolektiv

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti deklaroi sot se “fenomeni i dhunës ndaj grave është një sfidë ndaj të cilës prej kohësh dedikohemi për ta frenuar”.

Sipas Gjylametit, “sensibilizimi i përbashkët në luftë me këtë fenomen do të jetë forca e shembullit për ta ndaluar”.

“Ndryshimet e reja ligjore janë një arritje e madhe dhe një tregues i qartë për të ndërtuar një ndërgjegjësim kolektiv për t’i thënë “Stop dhunës ndaj grave”, tha ajo.

Gjylameti tha se “1 në 2 gra kanë përjetuar dhunë në jetën e tyre”. Duke iu referuar statistikave, ajo tha se 36.6% e grave pohojnë se kanë përjetuar dhunë nga bashkëjetuesi.

18.2% të grave  të moshës 18-74 vjeçe kanë përjetuar ndonjëherë dhunë dhe 2.4% përjetojnë aktualisht.

Gjylameti tha se “me forcimin e ligjit për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare sigurohet mbrojtje më e madhe për viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare ose afektive, me urdhrin paraprak të mbrojtjes së menjëhershme”. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.