COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2264 testime, 490 të shëruar, 801 raste të reja dhe 18 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 2264 testime COVID-19, prej të cilave 349 testime janë kryer për arsye depistimi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
349 raste në Tiranë, 49 raste në Vlorë, 41 raste në Lushnjë, 39 raste në Lezhë, 32 raste në Shkodër dhe Korçë, 31 raste në Tepelenë, 23 raste në Berat dhe Gjirokastër, 22 raste në Librazhd, 20 raste në Krujë dhe Mat, 16 raste në Durrës dhe Dibër, 15 raste në Tropojë, 10 raste në Has, 9 raste në Devoll dhe Kuçovë, 8 në Kukës, 7 në Malësi e Madhe, 6 raste në Elbasan dhe Mallakastër, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Fier dhe Delvinë, 2 raste në Kavajë, Pukë, Bulqizë, 1 në Kurbin, Sarandë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.974 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov 2 pozitiv në spitalet COVID: 9 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19.

“Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën”, shprehet MSHMS.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (04 dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 801
Të shëruar në 24 orë 490
Të shtruar në spitale 483
Humbje jete në 24 orë 18
Testime ditore 2264

Testime totale 199.326
Raste pozitive 41.302
Raste të shëruara 20.974
Raste aktive 19.458
Humbje jete 870

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10503
Durrës 1315
Elbasan 799
Fier 1443
Korçë 987
Vlorë 963
Shkodër 868
Lezhë 739
Berat 651
Kukës 404
Dibër 247
Gjirokastër 539

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.