COVID-19 – Bahreini vendi i dytë që miraton vaksinën e Pfizer-BioNTech

MANAMA, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Bahreini njoftoi sot miratimin urgjent të vaksinës të Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit, duke u bërë vendi i dytë që i hap dritën e gjelbër disa ditë pas Britanisë së Madhe.

“Miratimi i vaksinës Pfizer/BioNTech do të sigurojë një element shtesë të rëndësishëm në veprimin kombëtar të mbretërisë përballë COVID-19, që e ka vendosur theksin me vendosmëri në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe banorëve gjatë pandemisë”, theksoi Mariam al-Jalahma, drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Rregullatorit të Shëndetit, në një komunikatë të publikuar nga agjencia e lajmeve Bahrein News Agency.

“Ky autorizim është objektivi drejt të cilit kemi punuar kur ne kemi deklaruar për jerë t parë se shkenca do të fitonte”, deklaroi Lindsey Dietschi, zyrtare e Pfizer’s në Gji sipas BNA.

Mbretëria, e cila ka regjistruar më shumë se 87 000 raste me COVID-19, prej të cilëve 341 të vdekur , miratoi në nëntor vaksinën e kompanisë kineze Sinopharm për stafin e saj shëndetësor.

Britania e Madhe është vendi i parë në botë që ka autorizuar vaksinën kundër COVID-19 nga gjermani BioNTech dhe gjiganti amerikan, Pfizer, që do të jetë e disponueshme në vend që prej javës së ardhshme, njoftoi qeveria britanike./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.