Çmimet e importit, rritje të lehtë në tremujorin e tretë të vitit

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Çmimet e importit, në tremujorin e tretë të vitit 2020 shënuan një rritje me 0,9%, në krahasim me tremujorin e tretë 2019. Ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të 2020-ës, rritja ishte vetëm 0,3%.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe e çmimeve të importit prej 1,3% vërehet në produktet e industrisë përpunuese.

Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit të prodhimit të produkteve optike, elektronike e kompjuterike me 5,3%, pasuar nga aktivitetet e përpunimit të produkteve dhe preparateve farmaceutike me 4,1% dhe prodhimi i makinerive dhe paisjeve me 3,7%. Edhe çmimet e importit në aktivitetin e prodhimit të lekurës dhe produkteve prej lekurë pësuan rritje me 3,6 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin e metalurgjisë kanë shënuar ulje me 3,9%, pasuar nga  produktet e kauçukut dhe plastikës me 2,5%. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.