Cakaj: Kosova dhe Shqipëria, një zë i vetëm në politikën e jashtme

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në kuadër të vizitës në Kosovë, zhvilloi sot një takim me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.
Cakaj tha se në takim u bisedua për disa hapa konkretë në funksion të bashkëpunimit strategjik në fushën e politikës së jashtme dhe rëndësinë e qasjes absolutisht të bashkërenduar në arenën ndërkombëtare.
Ai theksoi se “Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete që i takojnë një kombi, duhet të jenë absolutisht një zë i vetëm, sa i përket politikës së jashtme dhe jo vetëm”.
Më herët, Cakaj zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.