BRUKSEL – Michel: Optimist për gjetjen e një zgjidhjeje për fondin europian të rimëkëmbjes

BRUKSEL, 4 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ne jemi në vështirësi pas asnjë dyshim, ne kemi një pengesë që duhet kapërcyer, deklaroi presidenti i Këshilli Europian në përgjigje të një pyetjeje për buxhetin dhe fondin e rimëkëmbjes.

“Por, ne vazhdojmë të jemi në mes të negociatave nxitur nga presidenca gjermane dhe mbetem optimist, shpresoj se do të kemi një zgjidhje në ditët e ardhshme”, shtoi ai.

“Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje, shteti i së drejtës është një çështje themelore në zemër të projektit të BE-së”, nënvizoi Michel, duke hedhur poshtë shqetësimet e Polonisë dhe të Hungarisë se mekanizmi mund të përdoret në mënyrë arbitrare, sepse shteti i së drejtës është kundërta e arbitrarizmit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.