BERLIN – BE: Dëshirojmë një marrëveshje me BM për Brexit, por jo me çdo çmim

BERLIN, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian, presidenca e radhës të të cilit mbahet nga Gjermania deri në fund të dhjetorit, është gati të arrijë një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe për Brexit, por jo me çdo çmim, theksoi sot zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Koha kalon”, deklaroi ai ndërkohë që periudha e tranzicionit post-Brexit përfundon pas katër javësh dhe ne duhet të përgatitemi për të gjitha skenaret, gjithashtu edhe për mundësinë e mosarritjes së një marrëveshjeje.

“Secili ka parimet e tij, ka linja të kuqe, por pavarësisht gjithçkaje ka ende vend për kompromis”, theksoi ai duke shtuar se bëhej fjalë për qëndrimin bazë të Angela Merkel.

“Për kancelaren ky qëndrim është i pandryshuar në raport me javët e fundit dhe është e nevojshme të jemin një vullnet për kompromis nga të dy palët”, shtoi ai.

Franca kërcënoi sot me vendosjen e vetos për një marrëveshje tregtare post-Brexit që nuk do ishte e përshtatshme, veçanërisht për peshkimin, kur Londra dhe Brukseli po punojnë shumë për të përfunduar në ditët në vijim.

Londra, nga ana e saj, theksoi se diskutimet ndodheshin në një moment të vështirë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.